Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Patos – Fier, ku një mjet tip “Opel” me drejtuesin shtetasin Agron Shaba, 58-vjeç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtuesin shtetasin G.H, 27-vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 58-vjeçari, i cili ishte punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos.
Efektivi i policisë ka qenë me automjetin e tij personal dhe jashtë orarit të punës
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.r.t/abcnews.al