Aksident me vdekje në Vorë

schedule15:38 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:38 - 27 Shkurt, 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Gjokaj të Vorës.

Burime bëjnë me dije se një makinë është përplasur me trafikndarësen e rrugës fillimisht duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin.

Për shkak të përplasjes, ka mbetur i vdekur një 80-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë dhe i afërm i drejtuesit të mjetit.

“Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, bën me dije policia. /abcnews.al