“Volkswagen”-i përplas biçikletën në Kukës, ndërron jetë 30-vjeçari, shoqërohet shoferi

schedule17:35 - 12 Janar, 2022

schedule 17:35 - 12 Janar, 2022

Një aksident në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe” në Kukës ka rezultuar fatal pasditen e sotme për një të ri që po udhëtonte me biçikletë.

30-vjeçari me iniciale S.D.  është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga A. B., 47 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”,  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!