Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës. Policia bën me dije se një 40-vjeçar i cili ka qenë duke udhëtuar me Porche ka përplasur një këmbësore 69-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Shoferi 40-vjeçar është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhet veprimet procedurale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /abcnews.al