Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Elbasan

schedule18:03 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 18:03 - 3 Dhjetor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor. Mësohet se ngjarja është shënuar në afërsi të Ibës rreth orës 17:30.

Mjeti me targa maqedonase drejtohej nga shtetasi Berat Beciri. Ende nuk është identifikuar viktima ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, njofton policia.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!