809 raste të reja me COVID dhe 12 viktima në 24 orët e fundit! 50 mijë të infektuar në total

schedule16:57 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 16:57 - 15 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 809 raste të reja me COVID-19 nga 2711 testime të kryera në total. Bashkë me ta shkon në 50 mijë numri i të infektuarve me COVID që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë MSH raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 humbje jete, konkretisht: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozicion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         809

Të shëruar ne 24 orë      551

Të shtruar në spitale      426

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2711

Testime totale          226.495

Raste pozitive            50.000

Raste të shëruara       25.876

Raste Aktive             23.096

Humbje jete              1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327

Fier  1757

Durrës  1410

Shkodër    1207

Vlorë      1147

Korçë     1131

Elbasan  970

Berat  910

Lezhë  871

Gjirokastër  544

Kukës  470

Dibër  352

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!