Në 24 orët e fundit në Shqipëri është shënuar një rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID. Nga 3180 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 594 qytetarë.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 8 qytetarë, konkretisht katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.
Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.
Statistika (22 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 304
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3180
Testime totale 1,276,392
Raste pozitive 180,623
Raste të shëruara 171,034
Raste Aktive 6726
Humbje jete 2,863
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3352
Fier 816
Durrës 763
Shkodër 462
Elbasan 259
Gjirokastër 188
Berat 181
Korçë 179
Lezhë 176
Vlorë 142
Kukës 141
Dibër 67
m.v/Abcnews.al