Shënohen 793 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit, 133 pacientë në spitale

schedule18:27 - 5 Shkurt, 2022

schedule 18:27 - 5 Shkurt, 2022

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë pësuar një ulje të lehtë përgjatë ditëve të fundit dhe e njëjta situatë është reflektuar edhe në këto 24 orë. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 3 656 testime ku kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë.

Ndërkohë janë shënuar 5 humbje jete, konkretisht nga COVID kanë ndërruar jetë tre  qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në raportin e MSH.

Janë 14,502 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 246,087 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Prrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Raste të reja ditore          793
Të shëruar në 24 orë       1,548
Të shtruar në spitale       133
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3,656

Testime totale                1,690,239
Raste pozitive                 263,965
Raste të shëruara           246,087
Raste Aktive                    14,502
Humbje jete                     3,376

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             5,876
Fier                 1,676
Shkodër          1,424
Vlorë               1,107
Elbasan           898
Gjirokastër       825
Berat                801
Lezhë               591
Korçë               503
Durrës              397
Kukës               286
Dibër                127

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!