Tjetër shifër e lartë/ 705 raste të reja dhe 17 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:20 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 16:20 - 2 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 17 viktima nga Covid-19 dhe 705 raste të reja.  MSH njofton se janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi.

Konkretisht kanë ndërruar jetë : 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

“MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 705
Të shëruar ne 24 orë 528
Të shtruar në spitale 484
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.186

Testime totale 194.806
Raste pozitive 39.719
Raste të shëruara 19.912
Raste Aktive 18.968
Humbje jete 839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559

/mv.abcnews.al