7 shqiptarë të arrestuar në një anije mallrash në Britaninë e Madhe

schedule17:49 - 10 Shkurt, 2021

schedule 17:49 - 10 Shkurt, 2021

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në një anije mallrash në brigjet e Dorset në Britaninë e Madhe.

Zëdhënësi i policisë së Dorset tha se misioni i shpëtimit që përfundoi me arrestimin e shqiptarëve, u krye pas një telefonate që kërkoi ndihmë rreth orës 05:40 të së martës.

Një zëdhënës nga Policia e Dorset tha sot: ‘Ne morëm një telefonatë rreth orës 5.40 të së martës nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person që thuhet se kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e një anijeje tregtare, të quajtur Chise Bulker, në brigjet e Portland”.

Policia thotë se nuk ka asnjë tregues se ata që u arrestuan u përpoqën të merrnin kontrollin e anijes megjithëse kapiteni që kërkoi ndihmë u dëgjua duke qarë.

Anija duhej të mbërrinte në Portland rreth orës 4 të mëngjesit dje pasi u ngarkua në Portin e Rouen më 3 Shkurt. Ajo u soll sot në port në orën 13:00 më shumë se 24 orë pasi kërkoi ndihmë për herë të parë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!