Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po punonte për ta pastruar, 65-vjeçari bie brenda në pus në Kamëz dhe ndërron jetë

schedule14:01 - 26 Gusht, 2021

schedule 14:01 - 26 Gusht, 2021

Një 65-vjeçar me iniciale Q.H. ka rënë brenda një pusi në Kamëz dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia njofton se 65-vjeçari ka qenë duke punuar për ta pastruar pusin në banesën e Q. M. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e saj.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!