60 raste të reja dhe asnjë humbje jete ne 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule16:52 - 1 Maj, 2022

schedule 16:52 - 1 Maj, 2022

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 60 infektime të reja, ndërkohë që nuk ka patur humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit numri i personave të shëruar ka qenë 41.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 60 qytetarë, në këto bashki:

32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.

Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Maj 2022)

Raste të reja ditore           60   

Të shëruar në 24 orë        41

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 859

Testime totale               1,807,273

Raste pozitive                  275,167

Raste të shëruara            271,254

Raste Aktive                         417

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            255

Fier                  52

Vlorë               42

Shkodër         13

Elbasan          11

Korçë              11

Gjirokastër     11

Durrës              9

Berat                6

Kukës               4

Lezhë               3

/Abcnews.al/