Në Shkodër janë shtuar rastet me koronavirusi. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se janë konfirmuar 6 raste të reja.
Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitive, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.
Ndërkohe qe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv. Ndërkaq, Poliklinika e Shkodrës nuk do të mbyllet, por hyrja bëhet vetëm e maska dhe duke respektuar radhën.
Kjo situatë është një kambanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët si për ti treguar se vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar.
Kjo shifër e fut edhe njëherë Shkodrën në zonën e nxehtë të pandemisë, dhe duket se një gjë e tillë vjen pas neglizhimit të masave. /abcnews.al