Në 24 orët në vendin tonë janë regjistruar 53 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,057 testime të kryera, kanë rezultuar pozitive për Covid-19, 25qytetarë në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.
Janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,057
Testime totale 1,805,355
Raste pozitive 275,055
Raste të shëruara 271,185
Raste Aktive 374
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 239
Vlorë 40
Fier 37
Korçë 14
Shkodër 10
Elbasan 9
Durrës 7
Gjirokastër 7
Kukës 5
Berat 5
Lezhë 1 /abcnews.al/