Një 47 – vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Tropoje.
Mësohet se viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç. Ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani”.
Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Gazetari Bujar Muçmataj në një lidhje direkte me abcnews.al raporton se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt 47- vjeçarit.
Gjitashtu ai thekson se policia ka dalë me deklaratë ku edhe ka njoftuar vrasjen e 47- vjeçarit. Në zonë kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të bërë krehjen e zonës. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Pritet që në orët në vijim të mësohet për detaje më të hollësishme për vrasjen ë 47 – vjeçarit.
Tropojë / Informacion paraprak.
Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
/ abcnews.al