Një 38-vjeçar me iniciale B.T. është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë të vëllanë e tij F. T., 47 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Tashmë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al