Koronavirusi vijon të marrë jetë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 3 viktima në spitalet Covid, duke e çuar në 327 numrin e humbjeve në jetë që nga fillimi i pandemisë.
Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 161 raste të reja me të infektuar, nga 875 testime të kryera për të dyshuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Janë 97 qytetarë të shëruar në orët e fundit, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251
Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42
g.v/abcnews.al