Tre persona kanë humbur jetën këtë të enjte në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 266 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.
LEXO EDHE:Rritet numri i të infektuarve me Covid në 24 orë, konfirmohen 156 raste të reja
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 156 raste të reja me Covid duke e çuar në 9083 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 40
Dibër 54./abcnews.al