U arrestua para 6 orësh, 31-vjeçari vret veten në komisariatin e Kavajës

schedule19:43 - 4 Maj, 2022

schedule 19:43 - 4 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 4 majit në Shqipëri.

Një 31-vjeçar ka vrarë vetën në ambientet e  komisariatit të Kavajës.

Ilvi Meta , ishte ndaluar ditën e sotme nga policia pasi akuzohej për vjedhje dhe ishte dënuar  më parë nga gjykata për të njëjtën vepër penale.

31-vjeçari u shoqërua rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Burime për Abc bëjnë me dije se grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

I riu dyshohet të jetë vetëvrarë me lidhëse bluzësh.

Kujtojmë që më 26 mars një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin e Kamzës, ku një i ndaluar i vuri flakën qelisë dhe humbi jetën, ndërsa mbeti i lënduar edhe një oficer policie.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!