18-vjeçari vret me armë gjahu aksidentalisht shokun në Dibër

schedule16:03 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 16:03 - 17 Dhjetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Polica njofton se një 18-vjeçar ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu shokun e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi, kanë qenë për  gjueti.  Sipas policisë, 18-vjeçari dyshohet se  nga  pakujdesia  ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin  27 vjeçarin, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar 18-vjeçarin për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës  14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për  gjueti.   Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se  nga  pakujdesia  ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!