168 raste me koronavirus janë shënuar sot në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend për 24 orët e fundit janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, nga ku rezultuan 4 raste më shumë se dje.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë. /db/Abcnews.al