5 viktima nga Covid-19, shënohen 153 raste të reja në 24 orët e fundit! 57 të shëruar

schedule16:03 - 19 Shtator, 2020

schedule 16:03 - 19 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit janë shënuar 153 raste të reja me Covid-19, nga 836 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

Në 24 orët fundit janë shënuar 5 viktima, konkretisht, një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Shtator 2020)
Testime totale 78886
Raste pozitive 12226
Raste të shëruara 6888
Raste Aktive 4980
Humbje jete 358 (Qarku Tiranë 170, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2444
Durrës 559
Shkodër 373
Lezhë 295
Elbasan 274
Korçë 237
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 143
Berat 106
Gjirokastër 69
Dibër 69

/ mv abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!