Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 134 raste të reja me COVID nga 2517 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë, konkretisht : 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.
Janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.
Statistika (22 Prill 2021)
Raste të reja ditore 134
Të shëruar në 24 orë 516
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2517
Testime totale 617,664
Raste pozitive 130,114
Raste të shëruara 103,582
Raste Aktive 24,168
Humbje jete 2,364
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18096
Fier 2060
Durrës 933
Shkodër 756
Gjirokastër 665
Korçë 629
Vlorë 350
Dibër 253
Kukës 242
Elbasan 97
Berat 65
Lezhë 22
/mv.abcnews.al