131 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 825 testime të kryera në total.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.
Tre persona kanë humbur jetën, konkretisht 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.
47 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në mbi 7 mijë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar./m.v. abcnews.al