Të paktën 13 persona kanë humbur pasi një godinë në Filadelfia u përfshi nga zjarri. Mediat amerikane raportojnë se 7 prej viktimave janë fëmijë, dy në gjendje më kritike. Gjithashtu shumë kanë mbetur të lënduar.
Zjarrfikësit arritën në strukturën trekatëshe në bllokun 800 të Rrugës 23 North në lagjen Fairmount të qytetit rreth orës 6:40 të mëngjesit, thanë autoritetet.
#Pennsylvania – At least 13 people have died and two people were also injured in a large row home fire in #Philadelphia‘s Fairmount neighbourhood pic.twitter.com/uo2uGFLYKT
— CyclistAnons (@CyclistAnons) January 5, 2022
U deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar flakët, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia.
Në ndërtesë kishte katër alarme zjarri dhe asnjëri prej tyre nuk funksionoi, thanë zyrtarët. Tetë persona jetonin në katin e parë dhe 18 në katin e dytë dhe të tretë.
Tragjedia e së mërkurës vjen 13 vjet pasi shtatë persona në Filadelfia jugperëndimore vdiqën në një zjarr në fund të dhjetorit 2008. g.v/abcnews.al