11 të arrestuar në kryeqytet, policia jep detajet

schedule12:14 - 16 Prill, 2022

schedule 12:14 - 16 Prill, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona dhe ka proceduar penalisht 11 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Krahas të tjerëve që janë arrestuar për vepra penale si shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore apo dhunë në familje, policia ka kapur një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pas vdekjes gjatë punës të një 58-vjeçari në zonën e Kasharit në Tiranë. Të tre ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Ndërkohë, policia arrestoi në flagrancë të shtetasit S. B., 27 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor, ka paraqitur një dokument shëndetësor të dyshuar të falsifikuar.

Një tjetër 23-vjeçar u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kurse specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasve:
– K. Sh., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën në pronësi të shtetases E. H.;
– K. S., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e automjetit në pronësi të shtetasit I. S.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!