Pas tre ditësh pa asnjë humbje jete nga COVID, në 24 orët e fundit është shënuar sërish një viktimë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati.
MSH raporton se janë regjistruar 11 raste të reja nga 2,915 testime të kryera në total. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH,
Statistika (11 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915
Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1
m.v/abcnews.al