Sherr i momentit, 17-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta dy të rinj në Kavajë

schedule13:09 - 30 Shtator, 2022

schedule 13:09 - 30 Shtator, 2022

Një 25-vjeçar dhe një 16 vjeçar kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kavajë pas një sherri për motive të dobëta.

Policia bën me dije se i plagosur me mjet prerës ka mbetur shtetasi T. V., 25 vjeç, ndërsa me sende të forta shtetasi  M. Sh., 16 vjeç.

Autor i dyshuar i plagosjes, sipas burimeve policore është 17-vjeçari  F. S.

Dy të plagosurit ndodhen në spital  për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!