Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mesditën e së martës në qendër të Selanikut në Greqi, ku një 34-vjeçare ka gjetur veten nën rrotat e një urbani.
Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ndodhi pak pas orës 15:00 kur urbani i linjës 57 në rrethana ende të paqarta ka tërhequr zvarrë 34-vjeçaren, e cila ka dashur të kalojë rrugën.
Dyshohet se rrota e përparme e mjetit ka kaluar mbi trupin e 34-vjeçares, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulancat. Aktualisht e lënduara po merr ndihmë mjekësore në spitalin Papageorgiou në Selanik./abcnews.al/