Mjekët në spitalin “Starr County Memorial Hospital”, i cili është spitali i vetëm në rajon, kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve. Mediat e huaja kanë raportuar se ky komision është formuar për të lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në Teksas, në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë mbijetese.
Rajoni Starr filloi të shënonte rritje të numrit të rasteve në fillim të korrikut. Në këtë rajon banojnë 64,000 persona dhe vetëm brenda 24 orëve të fundit u regjistruan 1,769 të infektuar dhe 17 të vdekur.
Ndërkohë zyrtarët thanë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e tubimeve duke detyruar autoritetet që të lëshojnë urdhër për izolimin e zonës, duke e bërë mbajtjen e maskave të detyrueshme./abcnews.al