Videoja e shpërthimit të një shtëpie në Pensilvaninë perëndimore është bërë virale kudo. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 5 persona, duke përfshirë një baba 38-vjeçar dhe djalin e tij 12-vjeçar, të cilët po kalonin aty, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të së shtunës, i cili shkatërroi gjithsej tre shtëpi në lagjen Plum Borough në Pensilvaninë perëndimore.
Një shtëpi është rrafshuar dhe dy të tjera janë përfshirë nga flakët, ndërsa trupat e katër të rriturve dhe 12-vjeçarit janë nxjerrë, ndërsa tre persona janë dërguar në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e 18 zjarrfikësve, ndërsa për masa paraprake është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe gaz natyror në zonë. Autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit.
/abcnews.al