Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 175 persona, duke e çuar në 1441 numrin e personave që kanë humbur jetën deri më tani.
Mediat italiane në raportin më të fundit bëjnë me dije se mbi 21 157 persona janë të konfirmuar të prekur nga koronavirusi, ndërsa është arritur që 1966 persona të shërohen.
Numri i pacientëve të kuruar në terapi intensive është 1518, ndërsa numri i personave të kuruar në struktura spitalore është 7860. Ndërkohë 17 750 pacientë të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.Sipas raporteve më të fundit 11 685 pacientë me koronavisur banojnë në rajonin e Lombardisë ku deri më sot janë shënuar 966 viktima.
Pas Lombardisë rajoni i Emilia Romagnas ka numrin më të lartë me 241 viktima me koronavirus.
Numri më i lartë i pacientëve të shëruar është po në rajonin e Lombardisë me 1660 persona, e më pas rajoni i Venetos me 106 të shëruar. Pozitiv janë të dhënat në rajonin e Bazilikatës ku gjatë 24 orëve të fundit nuk persona të tjerë të infektuar e shënohen si dje 10 pacientë pozitivë me koronavirus./abcnews.al