E frikshme në SHBA/ Makina përplaset me kamionin dhe merr flakë, shoferi shpëton mrekullisht

schedule09:23 - 21 Shtator, 2023

schedule 09:23 - 21 Shtator, 2023

Një makinë dhe një kamion u përplasën kokë më kokë në Minesota, duke marrë flakë ndërsa kamioni u përmbys. Kirk Ruzek, 55 vjeç tha se po nxitonte për të shkuar në punë dhe nuk e pa kamionin me të cilin u përplas.

“Nuk e kuptova se do të përplasesha me kamionin derisa ishte tepër vonë për të reaguar. Nuk e mbaj mend zjarrin por kam parë videon”, tha 55-vjeçari. Siç ka shpjeguar ai pas përplasjes, të gjitha dyert e veturës së tij kanë qenë të bllokuara duke dalë nga njëra prej xhamave të thyer të automjetit.

Sipas tij, ndihma e parë u dha nga dy kalimtarë para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje.

Të shoferët janë në gjendje të qëndrueshme.

/abcnews.al