Një aksident tronditës ka ndodhur në shtetin fqinj mëngjesin e sotëm, ku rruga është shembur me pasojë “gëlltitjen” e një makine.
Për shkak të motit të keq që ka preku Greqinë Veriore ditët e fundit, toka ka rrëshqitur e për pasojë në mes të asfaltit është hapur një gropë e madhe. Mediet greke njoftojnë se shoferi i makinës kishte parkuar në rrugë, pasi po çonte të birin në shkollë.
Më pas kur u kthye në makinë për tu larguar nga shkolla, sapo hipi, mjeti i tij nisi të binte në gropë. Shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. /abcnews.al/