E fejuara shtatzënë vdiq në aksident, shqiptari shpërthen në lot kur merr vesh lajmin në gjykatë

schedule10:39 - 31 Janar, 2023

schedule 10:39 - 31 Janar, 2023

23 vjeçarja shqiptare Adriana Sylmetaj u përfshi në një aksident të rëndë me të fejuarin e saj Adem Nikeziq, pak ditë më parë në Neë York. E reja shqiptare, e cila ishte shtatzënë, nuk mundi të mbijetonte. 30 vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia pasi ishte i dehur kur ndodhi aksidenti.

Ai shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin e trishtë të vdekjes së të fejuarës së tij në gjykatë ku u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur. Kur i thashë shpërtheu në lot”, tha avokati Mark Fonte për mediat e huaja.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!