E fejuara i shpreh dashurinë Brooklyn Beckham-it në mënyrën më të pazakontë

schedule11:39 - 27 Mars, 2021

schedule 11:39 - 27 Mars, 2021

Çdokush e tregon dashurinë ndryshe. Disa njerëz blejnë lule për partnerin e tyre, të tjerë preferojnë letra. Por Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, kanë lënë dhëmbët të flisnin. Aktorja 26-vjeçare zbuloi në rrjete sociale se i kishte bërë dhuratë partnerit dhëmbët e tyre të pjekurisë të veshur me flori.

“I shndërrova dhëmbët tanë të pjekurisë në varëse. Brooklyn Beckham, je shoku im i ngushtë.”, shkroi ajo. Djali i David dhe Victoria Beckham u prek nga gjesti, ku shkroi: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa shumë të dua. Jam personi më me fat në këtë planet. Do të të dua përgjithmonë.”

Nicola Peltz, Brooklyn Beckham

Më tej, Beckham shkroi: “Dhurata më e mirë nga mikja ime më e mirë dhe e fejuara më mahnitëse. Dhe unë të dua si i çmendur. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.” Dhe në fillim të këtij muaji, ai tregoi gjithashtu një unazë të gdhendur me emrin e të fejuarës me fjalët “dashuri e jetës sime”.  /abcnews.al

According to Brooklyn Beckham, his wisdom tooth necklace is the "best gift". Photo / Instagram

True love or just creepy? Photo / Instagram