Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E enjta e zezë”, qytetarët në Francë paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave

schedule09:32 - 23 Mars, 2023

schedule 09:32 - 23 Mars, 2023

Vala e grevës vazhdon, teksa rrugët në Paris dhe qytete të tjera franceze ngjajnë me një fushëbeteje, por edhe plehrash, pasi punonjësit e pastrimit kanë hequr dorë nga detyrat e tyre.

Protestuesit e kanë quajtur 23 marsin “E Enjtja e Zezë” dhe po përgatiten për një përshkallëzim të ri. Portet, rafineritë, pompat e benzinës, transporti dhe shkollat ​​po hyjnë në grevë pasi masa e Macron për të miratuar reformën me dekret presidencial i ka zemëruar edhe më shumë.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez nuk po tërhiqet. Në një intervistë në televizionin francez, Emmanuel Macron tha se një rritje e planifikuar dyvjeçare në moshën e daljes në pension do të miratohej, edhe nëse kjo vjen me një kosto për popullaritetin e tij.

Sipas presidentit francez, reforma e diskutueshme nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Nga ana e tyre sindikatat dhe opozita këmbëngulin për tërheqjen e masave dhe theksojnë se edhe të enjten e zezë do të jenë në krah të protestuesve për ta arritur këtë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!