E ëma iu vra gabimisht në lokalin ku punonte, djali bën postimin prekës: Mallkuar qofshin ato plumba

schedule08:37 - 13 Mars, 2023

schedule 08:37 - 13 Mars, 2023

Djali i Mimoza Pajës, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Don Boskos, ka bërë një postim prekës. Teksa ka ndarë një fotografi ku duket me të ëmën, ai ka shkruar: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”

60-vjeçarja punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve. Dy persona me motor hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit duke bërë që 60 vjeçarja që mbetej e vdekur ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u plagos për shkak të ciflave të xhamave.

Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli. Lokali ku ndodhi ngjarja rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!