Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Kida. E ëma e saj feston ditëlindjen dhe padyshim nuk kishte si të mungonte një urim nga këngëtarja. Ajo ka publikuar në Instastory një video me të ëmën duke festuar, krahas së cilës ka shprehur se sa me fat ndihet.
“Gëzuar ditëlindjen për ty, e veçanta ime! Unë jam shumë me fat që të kam ty si nënë. Të dua mami” ka shkruar këngëtarja. Kida ka treguar gjithmonë se ka një raport mjaft të ngushtë me të ëmën, e cila ka qenë gjithashtu një ndër mbështetëset më të mëdha të saj.