Hygerta Sako është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ish missi është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Ditën e sotme, moderatorja ka bërë me dije se e ëma feston ditëlindjen.
Ajo ka publikuar dy foto të së ëmës, ku në njërën kur ajo ka qenë e re, ndërsa shprehet se ndihet krenare për të. “55 vjet diferenca por je më e bukur se kurrë. Gëzuar ditëlindjen flokëbardha ime. Më ka bekuar Zoti me një nënë si ty.”, ka shkruar Hygerta. /abcnews.al