E ëma feston ditëlindjen, Bebe Rexha e uron me foton e rrallë nga fëmijëria: Ti je frymëzimi më i madh

schedule10:41 - 2 Shtator, 2022

schedule 10:41 - 2 Shtator, 2022

Bebe Rexha ka uruar mamanë e saj për ditëlindje me fjalët më të bukura. Këngëtarja shqiptare, e cila ka arritur një sukses ndërkombëtar, ka ndarë dy fotografi me personin e shtrenjtë. Në njërën shfaqet me të ëmën kur ka qenë fare e vogël ndërsa fotoja tjetër është realizuar së fundmi.

“E dashur mami. Nga t’ja filloj? Ti je frymëzimi im më i madh, shoqja ime më e mirë dhe drita e jetës sime. Unë nuk do të isha këtu ku jam pa ty. Shpresoj të kesh një ditëlindje të lumtur. Të dua. Bleta”, ka shkruar këngëtarja, e cila është prej kohësh në një lidhje me kineastin Keyan Safyari.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!