Sot është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur, Arbana Osmani. E ëma e moderatores feston ditëlindjen.
Në këtë moment domethënës për të nuk ka munguar edhe një urim nga Arbana, e cila vazhdimisht ka treguar për publikun raportin e ngushtë që ka me të ëmën.
“Gëzuar ditëlindjen Tuta ime e bukur”, shkruan Arbana në një postim në Instastory. Moderatorja ka publikuar foto me moment të ndryshme nënë e bijë. “Edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend”, shkruan ajo në një prej postimeve, ndërsa në një foto tjetër nuk heziton ta quajë si “shoqen e saj më të mirë”. /abcnews.al