E ëma festoi ditëlindjen, Rita Ora publikon momentet më të mira: Je nëna më e mrekullueshme

schedule07:25 - 18 Janar, 2022

schedule 07:25 - 18 Janar, 2022

Një ditë më parë, nëna e Rita Orës, Vera festoi ditëlindjen. Krahas urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga e bija. Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur disa fotografi me Verën për t’i thënë se sa shumë e do. Ky përvjetor i së ëmës e ka gjetur larg saj Ritën pasi ndodhet në Australi.

“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mrekullueshme! Vera Ora je e bukur, mbështetëse dhe e sjellshme dhe megjithëse sot është ditëlindja jote, unë festoj për ty gjithmonë”, shkruan Rita. Krahas angazhimeve profesionale, Rita po shijon lidhjen  me Taika Waititi dhe thuhet se janë fejuar pasi u larguan drejt Australisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!