E dyta herë brenda 10 ditëve, Tuanzebe sërish pre e komenteve raciste

schedule23:17 - 7 Shkurt, 2021

schedule 23:17 - 7 Shkurt, 2021

Mbrojtësi i Manchester United, Axel Tuanzebe, ka rënë sërish pre e racizmit në rrjetet sociale. Kjo është herë e dytë për 23-vjeçari që i ndodh kjo gjë brenda 10 ditëve dhe gjithçka ndodhi menjëherë pas përfundimit të sfidës së djeshme.

Në fakt ishte lojtari që shkaktoi faullin e minutave të fundit të lojës, nga erdhi dhe goli i barazimit 3-3 kundër Evertonit nga Dominic Calvert-Lewin. Tifozët e United e konsiderojnë Axelin si shkaktarin e këtij episodi dhe si pasojë nuk janë kursyer aspak në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

 

E njëjta gjë ndodhi dhe para disa ditësh në humbjen në “Old Trafford” 1-2 nga Sheffield United. Tuanzebe dhe Martial ishin dy nga lojtarët më të prekur nga komentet raciste. Kujtojmë që klubi anglez ka hapur dhe një hetim për të gjetur autorët, por ende nuk ka patur ndonjë lajm për to. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!