E duan tre të mëdhenjtë e Italisë, Atalanta vendos çmimin për Papu

schedule21:16 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 21:16 - 21 Dhjetor, 2020

Një “xhevahir” është në merkato dhe të gjithë e duan. Është në pronësi të Atalantës dhe kjo e fundit sipas medieve italiane i ka vendosur çmimin. Kush e do Papu Gomez në janar, duhet të vendosë 10 milionë euro në tavolinë.

 

Ylli argjentinas ka një zënkë të hapur me trajnerin Gasperini, me të cilin ka shkëmbyer grushte në pushimin e ndeshjes me Midtjylland në Champions League për shkak të mendimeve të kundërta me pozicionimin e fantazistit të fushë.

Sipas La Gazzetta dello Sport marrëdhënia nuk është përmirësuar aspak dhe agjentët e lojtarit po punojnë për të gjetur një klub të ri. Siç raportohet, Milani dhe Inter janë vënë në kërkim të tij, teksa vetë Papu këndoi himnin e Juventusit në ndeshjen ndaj bardhezinjve në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!