“E dua veten ashtu siç jam”, këngëtarja shqiptare flet për operacionet plastike

schedule10:44 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:44 - 6 Gusht, 2020

Këngëtarja shqiptare, Leonora Poloska, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar. Ndërsa tashmë, ajo është tërhequr paksa, duke i kushtuar më shumë rëndësi jetës private.

Megjithatë, Leonora vazhdon të ndajë me fansat momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjen që dëshirojnë përmes “Ask me” në Instastory.

Mirëpo një nga pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë: “Nëse kishte operacione plastike dhe nëse do të bënte ndonjëherë”?

Këngëtarja ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke u shprehur se e pëlqen veten siç është, ndaj dhe nuk ka kryer ndërhyrje e as nuk e ka ndër mend.

“Jo nuk kam bërë. S’do kisha bërë sepse e dua veten ashtu si jam…fundi fundit muzika buron prej shpirtit, prek zemrat e të tjerëve pa e parë askush”, ka shkruar Poloska në përgjigjen e saj.

Kujtojmë që kënga e fundit që ajo solli për fansat vazhdon të mbetet balada “S’ishte fat”, që e publikoi në tetor të vitit të kaluar./abcnews.al