Festivali “E dua Teatrin” ka nisur edicionin e dytë në Amfiteatrin e Tiranës. Edhe pse nuk janë pjesë e Universitetit të Arteve, me dëshirën për të qenë pjesë e Teatrit, shumë të rinj nga fakultete të ndryshme janë bërë pjesë me interpretimet e tyre në shfaqjet teatrore.
Sigurisht, ky vit për shkak të pandemisë ka qenë shumë i vështirë për sa i përket organizimit të shfaqjeve. Këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” ishte i ftuar drejtori i këtij festivali teatror universitar, Eni Picalli i cili u shpreh se shfaqjet kanë nisur që me 28 Korrik, dhe se po mbahet në ambient të hapur për shkak të Covid-19.
Më tej, ai shtoi se festivali ka për qëllim për të bërë që shumë të rinj të bëhen pjesë e Teatrit. “Është e rëndësishme që të afrohen sa më shumë të rinj dhe të ndjekin Teatrin. Ka patur pjesëmarrje të të rinjve nëpër shfaqje.
Është i nevojshëm që të na lejojë që tyë bëjmë aktivitete të tjera, të lirohet Teatri dhe është e vetmja mënyrë pasi vetëm Teatri nuk është hapur. Vetëm në teatër merret korona, nuk ka aktivitet që nuk është hapur.“, tha ai.
Studentë nga fakultetet e ndryshme marrin pjesë për të interpretuar vepra të huaja por dhe shqiptare, kur dhe më pas bëhet dhe ndarja e disa çmimeve si regjisori më i mirë, aktori dhe aktorja më e mirë. xh.d/abcnews.al