Toni Kroos është një tip që flet rrallë për mediat. Mesfushori gjerman është një nga shtylla e mesfushës së Real Madrid, ekip me të cilin ka fituar 4 herë Champions League.
31-vjeçari dëshiron të rikthehet edhe njëherë në majë të Evropës me shokët e tij të skuadrës, diçka që e shpreh qartë në prononcimin e fundit.
“Champions League është një kompeticion i veçantë. Nëse e provon njëherë ndjesinë e fitimit, atëherë dëshiron me çdo kusht ta fitosh përsëri këtë trofe.
E kam fituar katër herë deri tani, por vazhdoj të mos heq dorë nga ëndrra për ta fituar për herë të pestë. E di që do të jetë e vështirë, por ky është objektivi im“, deklaron gjermani.
Real Madrid do të përballet me Atalantën për një biletë në çerekfinalet e Champions League. Takimi i parë luhet në Itali (24 shkurt), ndërsa dueli i kthimit në Madrid (16 mars). /abcnews.al