Mauricio Pochettino ka vetëm një dëshirë dhe pret që drejtuesit e PSG-së t’ia realizojnë atë. Trajneri argjentinas, i cili mori drejtimin e kampionëve të Francës më 2 janar, do Dele Alli në skuadër, raporton Le10Sport.
Ky i fundit ka humbur postin e titullarit që prej momentit që në stolin e Tottenham u ul Jose Mourinho. 24-vjeçari është gati të bashkohet me Pochettinon, me të cilin punoi për 4 vite te Spurs.
Lojtari i kombëtares angleze (37 ndeshje dhe 3 gola) nuk bën më pjesë në planet e Tottenham, por drejtuesit po tentojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. /abcnews.al