E drejta e abortit në SHBA/ Trump: Demokratët, radikalë. Harris: Nuk mund t’i tregojë një gruaje çfarë të bëjë me trupin e saj

schedule03:24 - 11 Shtator, 2024

schedule 03:24 - 11 Shtator, 2024

E drejta e abortit, ishte një temë e nxehtë gjatë debatit presidencial mes zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump, të transmetuar në ABC News.

Trump deklaroi se nuk e ndalon aprovimin e abortit dhe shtoi se demokratët janë radikalë në këtë çështje.

Harris u shpreh se Trump nuk mund t’i tregojë një gruaje çfarë të bëjë me trupin e saj.

Donald Trump: Ata kanë abortin në muajin e 9-të. Unë e bëra, sepse ata janë radikalë në këtë çështje. Aborti në muajin e 9-të është i pranueshëm. Kjo është çësjtje që eka ndarë vendin tonë në copa për 52 vite. Kjo çështje duhet të shkojë te shtetet që duhet të votojnë. Çdo shtet individual është duke votuar, është vota e njerëzve tashmë. Unë mora guximin për ta bërë këtë.

Kamala Harris: Do dëgjoni një tufë me gënjeshtra. Trump zgjodhi 3 anëtarë të gjykatës supreme, bënte siç donte Trump. Në 20 shtete ka ndalime të abortit, në disa vende ka edhe burg përjetë. Nuk ka përjashtime për burgun dhe in#estin. Trump nuk duhet t’i tregojë një gruaje se çfarë duhet të bëjë me trupin e saj. Ata nuk e duan këtë./abcnews.al